E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët “klonojnë” qytetet evropiane

Kinezët po mbytin tregun botëror me prodhime të falsifikuara të markave të njohura. Por tani ata po falsifikojnë edhe emrat e shumë qyteteve.

Sipas Komisionit të BE, ka një problem me falsifikimin e origjinës së mallrave.

Hilja qëndron këtu: Kinezët ju japin qendrave të vogla industriale në Kinë emrat e qyteteve evropiane, që prodhojnë prodhime të famës botërore dhe emërojnë prodhimet e tyre me këto emra.

Fjala bie, në qytetin Parma në Kinë prodhohen proshutat origjinale të Parmës. Në Kremona prodhohen violinat, e kështu me radhë.

Komisionari i BE, Dacian Ciolos, kërkon nga vendet e BE që të luftojnë me të gjitha mjetet ligjore falsifikimin e emrave të qyteteve të BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›