Gëzimi n’Amerikë

Zyrtari i AKR’së, Gëzim Mehmeti, me ftesë të American Jewish Committee, po qëndron për një vizitë shumë ditëshe në SHBA.
Gjatë kësaj vizite, Mehmeti është takuar me Drejtorin ekzekutiv të AJC, David Harris me të cilin është diskutuar për promovimin e tolerancës në Europën Juglindore e në veçanti në Republikën e Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në USA, z.Mehmeti, do t’i prezantojë të arriturat e Kosovës në promovimin e tolerancës ndëretnike dhe fetare si dhe përmbushjen standardeve dhe kritereve. Në kuadër të vizitës, z. Mehmeti do të zhvillojë takime të shumta edhe me personalitete tjera nga fusha e politikës dhe ekonomisë amerikane ku temë do të jetë promovimi i Tolerancës dhe perspektiva euroantlantike e Kosovës”, thuhet në një njoftim.