Milano kandidon për finalen e Champions 2016

Milano e ka bërë edhe zyrtarisht kandidimin për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2016. Këtë e ka konfirmuar Chiara Bisconti, zyrtare e sportit në Komunën e Milanos.
“Konfirmoj që e kemi bërë kandidaturën zyrtare në UEFA për ta organizuar finalen e vitit 2016. UEFA na ka thënë se duhet t’i përshpejtojmë punët për rinovimin e stadiumit. Për këtë kemi vendosur të mos kandidojmë për vitin 2014, sepse nuk kishim kohë teknike”, theksoi Bisconti e cila premtoi se San Siro do të jetë më modern.
Komuna do t’i shfrytëzojë 8 milionët në vit që i paguajnë Milani dhe Interi, plus të tjera.