E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kundërshtimi i Beogradit, me rrezik për serbët”

I ashtuquajturi sekretar në Ministrinë për Kosovë, Oliver Ivanoviq do të diskutoj sot në Zveçan me përfaqësuesit e komunave serbe të veriut lidhur me referendumin e paralajmëruar prej tyre.

Ivanoviq për mediet serbe ka thënë se nuk e kundërshton të drejtën e askujt për referendum, por që ai do të t’i paralajmëroj ata se politika lokale nuk guxon të jetë në kundërshtim me shtetin dhe as me interesat shtetërore.

“Do t’ua përcjell qëndrimin e qeverisë dhe kryetarit të shtetit dhe do t’i paralajmërojë se pa marrë parasysh në të drejtën e tyre për organizim të referendumit ai nuk mund të jetë në kundërshtim me interesat e qeverisë dhe shtetit. Këto çështje të ndjeshme të cilat janë jashtë kuadrit të përgjegjësive të pushtetit lokal duhet të jenë në koordinim të fortë me qeverinë”, ka thënë Ivanoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›