Çanak: Serbia po u ngjan viteve të ’90-ta

“Gjithçka ka filluar të ngjaj me ato kohë të këqija. Aktorët dhe shkrimtarët apelojnë, priftërinjtë mbajnë lutje viktimave të pafajshme të rrethuara me ikonografi të ‘serbizimit dhe ortodoksizmit’, banditët askush nuk arrin t’i identifikoj”, ka thënë Çanak në tekstin e tij të publikuar në Tviter.
Sipas tij, administrata aktuale ruse “fuqishëm po çimenton pozicionin” në Serbi, pasi asaj po dëshirohet t’i “dhurohet” Elektroekonomia dhe Post telekomi i Serbisë.
“Rusia do të shkel me të gjitha forcat nëpër linjën nacionaliste-mitomaniste me ndihmën e Kishës ortodokse, edhe të Rusisë, edhe të Serbisë”, ka shtuar Çanak.
Sipas tij, në muajt e ardhshëm do të veprohet në atë drejtim që të kombinohet pakënaqësia sociale në Serbi me frustrimin nacional, kështu që do të krijohen situata të cilat do të shkaktojnë nëpërkëmbje të drejtës publike dhe satanizim të gjithë vendit në “kursin patriotik” sipas recetave propagandistike të viteve të ’90-ta.
Çanak ka thënë se Serbia nuk mund ta bind askënd se ka ndryshuar, kur përveç disa ‘viktimave të Hagës’ në vend nuk ka pasur asnjë përballje me ate çfarë ka ndodhur.
“Prandaj për këtë, lustracioni nuk është thirrje për hakmarrje, por mënyrë e ndarjes nga e keqja e së kaluarës, në të kundërtën vazhdon përgatitja për katastrofën e re. Për këtë, nuk duhet që neve rinia e jonë të na bëjë bashkëpjesëmarrës të zhdukjes së të vetmit vend që kemi dhe shndërrimin e tij në provincë ruse”, ka thënë Çanak.