Thirrjet e Jovanovicit

Cedomir Jovanovic deklaroi se duhet të ndryshojë politika ndaj Kosovës.
“Kreatorët e deritanishëm të politikave shtetërore nuk kanë fuqinë që të bëjnë në këtë momente politikën udhëheqëse, por besoj se do të gjejnë potenciale që në qeverisjen e ardhshme të përcjellin qasje të re ndaj problemit të Kosovës dhe ardhmërisë euroatlantike të Serbisë”, ka deklaruar Jovanovic në deklaratën me shkrim pas takimit me Zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Rekeer.
Sipas tij, Serbisë i duhet një ide e re dhe guxim politik dhe përgjegjësi, dhe jo negociata dhe raunde pa fund në kuadër të bisedimeve teknike në Bruksel, apo lidhja e verbër me Rezolutën humbëse 1244.
Ai këtë rezolutë e ka quajtur si mbetja e fundit e kapitullimit të Milloshevicit.