Stefanovic: Në veri po ndërhyn politika partiake

“Ministri Goran Bogdanovic, Oliver Ivanovic ose unë do të vazhdojmë bisedimet nëpërmjet të cilave do të arrijmë deri të zgjidhjet, natyrisht nëse përfaqësuesit e katër komunave arrijë të shkëputen nga përqafimi i politikës ditore apo përderisa mbi ta nuk ndikojnë interesat e ngushta të qendrave të tyre partiake, por interesat shtetërore”, ka thënë Stefanovic duke shtuar se argumentet për heqje dorë nga referendumi edhe më parë u kanë ofruar serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas Stefanovicit, qëndrimi i serbëve të Kosovës se nuk u intereson statusi i kandidaturës së Serbisë për në BE, nëse ata duhet të pranojnë institucionet e Kosovës, në fakt nuk është argument i cili përdoret në bisedat me ta.
“Duket që dikush nga qendrat partiake, të themi nga rruga Vëllezërit Jugovic (selia e partisë së Koshtunicës) keqpërdorin dhe mendojnë se po bëjnë strategji të madhe për partin duke ua thënë një argument të tillë”, ka thënë Stefanovic.