Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë filluar takimin e tyre në Bruksel, ku më vonë gjatë ditës pritet të diskutojnë për situatën në Kosovë dhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi.
Sipas burimeve të BE-së, kësaj radhe nuk pritet ndonjë vendim apo konkluzion në formën e dokumentit, por pritet që përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, t’i njoftojë ministrat për situatën aktuale në Kosovë.
Ndërkohë, disa ministra të Bashkimit Evropian tashmë kanë shprehur optimizmin e tyre se kësaj radhe Serbia do ta marrë statusin e vendit kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian.