Barça s’ka nevojë për plan B

Me disa njësi matëse, Barcelona pati 97 për qind të posedimit të topit gjatë pjesës së dytë të humbjes 2-1 nga Celtic në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. I pyetur se si ndodhi kjo, Alves theksoi: “Mos më thoni asgjë mua sepse ne humbëm takimin”.
“Kështu është filozofia jonë, e cila ka mahnitur mbarë botën. Barcelona dhe futbolli janë të bashkuar, por kur ne nuk fitojmë, sigurisht, kthehet debati për planin B”, shtoi ai. Alves mendon se Barcelona nuk ka nevojë të bëjë ndryshime ose të sjell një qendërsulmues me prezencë më të madhe fizike.
“Para disa vitesh ne patëm planin B, një sulmues të madh me kualitete, dhe çka ndodhi? Ai nuk është më këtu sepse nuk i përshtatej stilit tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të përmirësojmë planin A, e jo të përpilojmë një plan B”, përfundoi Alves.