“Lufta” turko-greke për naftë

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 17:30
Zyrtarët turq thonë se një nga anijet e tyre ka filluar kërkimet për naftë e gaz pranë zonës, ku po zhvillojnë kërkime grekët e Qipros.
Zyrtarët thanë se anija e kërkimeve po operon nën mbrojtje ushtarake, në pjesën lindore të detit Mesdhe.
Më parë, kryeministri i pjesës turke të Qipros, Irsen Kucuk, tha se anija kishte filluar kërkimet, por nuk specifikoi se ku.
Nisja e anijes u bë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Turqisë dhe turqve të Qipros për kërkime për naftë e gaz në Mesdheun lindor.
Bashkimi Evropian e kundërshtoi marrëveshjen, e cila u arrit në përgjigje të një mase të ngjashme nga pjesa greke e Qipros, e njohur nga bashkësia ndërkombëtare.