E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pot Luck” në Qendrën e BE’së

Në Qendrën Informative e Kulturore të BE’së, më 30 mars (e mërkurë), shfaqet filmi “Pot Luck” (L’auberge espagnole), me fillim nga ora 17. Nga Express më 30 mars 2011 në ora 17:00

Në qendër të ngjarjes është studenti i diplomuar, Romain Duris, i cili fiton një vend në programin evropian të shkëmbimit (Erasmus), për të studiuar ekonomi për një vit në Barcelonë.

Pasi lë pas të dashurën (Audrey Tautou), ai gjen një banesë në Barcelonë, të cilën e ndanë me një grup prej mbi 20 studentësh tjerë nga Evropa. Barcelona, me arkitekturën e saj impresive, me plazhet e shumta dhe me jetën e mrekullueshme të natës, Xavierit i ofron mundësi të mirë, dhe ai vendos të shijojë jetën e asaj shoqërie. Si rrjedhojë, lidh miqësi me një grua të martuar (Judith Godràche), dhe një romancë...

"Pot Luck" paraqet një vizion dashamirës të popujve me identitete të ndryshme kulturore dhe kombësive të përziera, duke krijuar një gjuhë të përbashkët pavarësisht dallimeve mes tyre.

Filmi zgjat mbi dy orë. Ata që dëshirojnë ta shohin duhet të dërgojnë një email në: info@euicc-ks.com, bashkë me emrin dhe mbiemrin, organizatën, numrin e telefonit dhe e-mailin. Qendra e BE’së ndodhet në rrugën Fazli Grajqevci, 4/a, në Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›