E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë filma të shkurtër për publikun gjilanas

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 08:20

Drejtues të OJQ’së Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP), të martën para publikut gjilanas bënë promovimin e pesë filmave të metrazhit të shkurtër, si pjesë e projektit “Aksioni rajonal i të rinjve kundër diskriminimit”, që mbështetet nga Norwegian People’s Aid (NPA).

Nexhat Ismajli, kryetar i ANP, tha se kjo organizatë, në bashkëpunim me pjesëmarrësit, të rinjtë e komunitetet e ndryshme të Gjilanit, përgatiti katër filma të metrazhit të shkurtër, me tema të ndryshme të diskriminimit në shoqërinë tonë dhe një film të shkurtër dokumentar nga Bosnje e Hercegovina.

Sipas Ismajlit, filmat që bartin mesazhin e ndërtimit të paqes, të vetëdijesimit dhe luftimit të formave të ndryshme të diskriminimit, u shfaqën në Tetarin e Gjilanit. Filmat e shfaqur, në kuadër të projektit kundër diskriminimit, janë “Guximi”, “Unë dhe Ai”, “Teror.ba.ba”, filmi i organizatës partnere OKPIS nga Bosnje e Hercegovina, “Të Jetosh në Karrocë” dhe “Qyteti vs Fshati”. Ndryshe, hyrja ishte pa pagesë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›