E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biografi i Stalinit në Tiranë

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 08:22

I njohur si biografi i Stalinit, autori anglez Simon Sebag Montefiore ka qenë i pranishëm në Tiranë për të promovuar librin e tij të fundit “Jerusalemi, një jetëshkrim”, por edhe katër librat e mëparshëm “Stalini i Ri, “Stalini: Në oborrin e Carit të kuq”, “Sashenka” dhe “Katerina e Madhe dhe Potemkini”, sjellë shqip nga shtëpia botuese “55”.

Montefiore ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga senati i Universitetit të Tiranës. “Një historian ambicioz që ka mundur të realizojë glorifikimin letrar dhe artistik të së shkuarës”, shkruhej në motivacionin e këtij titulli.

Në referatin e mbajtur për veprën e tij, Ilira Caushi theksoi se ky është një nga rastet e pakta kur një shkrimtar arrin ta kthejë rrëfimin historik në një bestseller.

Gjatë ceremonisë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, shkrimtari Simon Sebag Montefiore ka thënë pak fjalë për librat e tij, duke iu referuar pashmangshmërisht edhe kontekstit historik të Shqipërisë.

“Është nder për mua që librat e mi të lexohen dhe vlerësohen në gjuhën shqipe. Është një dëshirë e përmbushur që të jem pjesë e historisë shqiptare”, ka thënë Montefiore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›