Ronaldo: S’më duan se jam i bukur dhe i pasur
Portugezi vihet kundër tifozëve kundërshtarë që e ngacmuan në Zagreb: “Më kanë zili të gjithë”. Si dhe sulmon gjyqtarët: “Nuk më mbrojnë kur luaj”
“Janë të gjithë ziliqarë se jam i bukur, i pasur dhe një lojtar i madh”: kështu Kristiano Ronaldo, ylli i Realit të Madridit të Zhoze Murinjos, pas kontestimeve të radhës nga ana e publikut që e ka fërshëllyer pardje në Zagreb. Sa herë që portugezi prekte topin, publiku brohoriste “Lionel Mesi! Lionel Mesi!”. Ronaldo është një nga lojtarët që konsiderohet si shumë antipatik nga ana e tifozëve. Edhe në Nikosia, dhjetë ditë më mirë, në ndeshjen mes Qipros dhe Portugalisë, tifozëria qipriote e ka fërshëllyer dhe ka thirrur në kor emrin e lojtarit më të mirë të botës sa herë që topi shkonte te Ronaldo. “Përse kaq shumë fërshëllima?” është pyetur pas ndeshjes në Zagreb kundër Dinamos, ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Real Madridit: “Janë ziliqarë sepse jam i bukur, i pasur dhe jam një lojtar i madh” është vetëmburrur portugezi.
Por Ronaldo nuk e ka vetëm me tifozët. Sulmuesi është ankuar edhe për gjyqtarët – në linjë me strategjinë e zakonshme të Murinjos – sepse nuk e mbrojnë aq sa duhet, pasi edhe të mërkurën në darkë mori një goditje në kavilje nga një mbrojtës kroat. “Përpara ndeshjeve, arbitrate tonë se do të mbrojmë lojtarët më të mirë, por kur unë luaj, asnjë nuk më mbron” është ankuar, duke iu referuar versionit on-line të El Mundo. “Disa po, nuk mund të preken, por unë mund të ha shkelma sa të duash… nuk e kuptoj, nuk e kuptoj” ka thënë, duke e përcaktuar si “një turp” gjykimin e norvegjezit Svein Odvar Moen, që nuk i dha një karton të verdhë kroatit Jerko Leko pas një faulli ndaj tij në minutën e 64-ët.
Europa League
Grupi A
Paok Selanik – Totenhem X-X
Shamrok – Rubin Kazan X-X
Grupi B
Kopenhagen – Vorskla Poltava X-X
Hanover – Standart Liezh X-X
Grupi C
H. Tel-Aviv – Rapid Bukuresht X-X
PSV – Legia Varshavës X-X
Grupi D
Lacio – FC Vaslui X-X
Zyrih – Sporting Lisbona X-X
Grupi E
Beshiktash – Makabi Tel-Aviv X-X
Dinamo – Kiev – Stoke Siti X-X
Grupi F
PSG – Red Bull Salsburg X-X
Sllovan Bratislava – Atletik Bilbao X-X
Grupi G
Austria Vjenës – Metalist X-X
AZ Alkmar – Malmo X-X
Grupi H
Birmingem – Braga X-X
Klub Bruzh – NK Maribor X-X
Grupi I
Atletiko Madrid – Sëlltik X-X
Udineze – Ren X-X
Grupi J
Makabi Haifa – AEK Larnaka X-X
Steua Bukuresht – Shalke 04 X-X
Grupi K
Fulham – Tvente Enshede X-X
Visla Krakov – OB Odense X-X
Grupi L
Anderleht – AEK Athinë X-X
Shturm Grac – Lokomotiv Moska X-X