E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika del garant: Në Krujë, porta është e sigurt

SHKRUAN: Jeton Selimi 16-09-2011 13:53

Në kampin bardheblu mbizotëron ende një frymë pakënaqësie për atë humbje të pësuar ndaj Teutës, sidomos kur kujtohen traversat dhe rastet e tjera të pafund që shpërdoruan 24 herë kampionët e vendit. Për portierin e kryeqytetasve, Ilion Likën, kjo humbje duhet të shërbejë si mësim që herë tjetër të mos shpërdorohen më kaq shumë raste. “Humbja me Teutën na mërziti shumë sepse nuk duhej të humbisnim një ndeshje të tillë, - nis të flasë portieri i bardhebluve – sepse luajtëm shumë më mirë sesa durrsakët. Ata na shënuan nëj gol të shpejtë dhe e mbrojtën atë gol, ndonëse me shumë fat”. Më pas, gardiani i bardhebluve jep edhe versionin e tij për të kaluar sa më shpejt këtë gjendje. Sipas tij, Kastrioti ka një ekip të përforcuar shumë dhe me shumë elementë cilësorë, por në fund të fundit, përballë do të kenë Tiranën dhe në një ndeshje të tillë, 24 herë kampionët e vendit duhet të tregojnë veten. Një trepikësh në Krujë do të rikthehete humorin e duhur në mjedisin bardheblu. “Në Krujë shkojmë për fitore. E dimë shumë mirë se Kastrioti ka bërë një merkato cilësore dhe ka afruar lojtarë të mirë dhe me eksperiencë. Fitorja e tyre 4-0 me Pogradecin nuk ishte rastësore dhe kjo na bëm që ta respektojmë kundërshtarin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne kemi frikë nga Kastrioti. Ata kanë shënuar katër gola dhe kanë një sulm të firkshëm, por Tirana do të dijë të rikthehet te rezultatet e saj të mira dhe ndeshja perfekte për ta bërë diçka të tillë është pikërisht ndeshja kundër Kastriotit,” komenton ish-portieri i Dinamos dhe kombëtares kuqezi.

Por duke qenë se përballë do të ketë Brus Ikongon, që në sfidën e fundit shënoi 2 gola, apo edhe Muçollarin që realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, Ilion Lika deklaron se do të jetë një sfidë e bukur. “Për një portier përballja me elementë që shënojnë është gjithnjë diçka e bukur, pavarësisht se mund të pësosh gola që ndikojnë në rezultat. Megjithatë, dua të garantoj tifozët e Tiranës se me mua në portë, kuadrati bardheblu është i sigurt dhe do të bëj çmos ta meritoj fanellën që mbaj veshur. Sigurisht që do të jetë një kampionat i vështirë, por Tirana do të kthehet në ritmet e saj dhe unë do të bëj detyrën time që diçka e tillë të ndodhë sa më shpejt, sikundët do të bëjnë edhe shokët e skuadrës që duan ta rikthejnë ekipin në majën e tabelës,” përfundon gardiani i bardhebluve, Ilion Lika.

Superliga – Java II

16.09.2011

Kamza-Vllaznia 16.00

Laçi-Bylis 16.00

17.09.2011

Kastrioti-Tirana 16.00

Shkumbini-Apolonia 16.00

Pogradeci-Tomori 16.00

Teuta-Flamurtari 18.00

18.09.2011

Dinamo-Skënderbeu 15.00

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Kastrioti 1 1 0 0 4-0 3

2) Bylis 1 1 0 0 5-2 3

3) Vllaznia 1 1 0 0 3-1 3

4) Apolonia 1 1 0 0 2-0 3

5) Flamurtaru 1 1 0 0 2-1 3

6) Teuta 1 1 0 0 1-0 3

7) Skënderbeu 1 0 1 0 0-0 1

8) Tomori 1 0 1 0 0-0 1

9) Tirana 1 0 0 1 0-1 0

10) Kamza 1 0 0 1 1-2 0

11) Dinamo 1 0 0 1 0-2 0

12) Laçi 1 0 0 1 1-3 0

13) Shkumbini 1 0 0 1 2-5 0

14) Pogradeci 1 0 0 1 0-4 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›