15 për qind e nxënësve braktisin shkollën
Rreth 15 për qind e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare në Shqipëri braktisin shkollën. Ky ishte rezultati i nxjerrë nga një studim nëpër shkollat e Tiranës, bërë nga Shoqata Internacionale për Solidaritet, e cila organizoi dhe Konferencën për promovimin e cilësisë edukative në rajonin e Ballkanit. Ekspertja e kësaj shoqate tha se "shkaktarët kryesorë të braktisjes së shkollës janë: varfëria, nevoja për të punuar, mungesa e prindërve, mosinteresimi i prindërve dhe mungesa e infrastrukturës". Klasifikimi i shkollave, rritja e fondeve për arsimin, krijimi i institucioneve shkollore miqësore për fëmijët, trajnime të prindërve për probleme sociale, zbatimi i ligjshmërisë për prindërit që largojnë fëmijët nga shkollat dhe përmirësimi i infrastrukturës, ishin disa nga sugjerimet e të pranishmëve në këtë konferencë për përmirësimin e situatës.