E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, konfuzion për amendamentet e saja

Partia Socialiste deklaroi se e ka bërë gati paketën e amendamenteve për sa i takon projektbuxhetit të vitit 2009. Zyrtarë të selisë rozë konfirmuan në orët e mesditës, se është dorëzuar në Kuvend paketa e propozimeve. Por, sakaq, një situatë konfuze është vënë re për shkak se ky dokument nuk u pranua të bëhej publik. Disa prej eksponentëve të Partisë Socialiste thanë se ende nuk ka një produkt final, teksa pjesa tjetër pretendonin se ishte depozituar në Kuvend. Sot pritet të qartësohet përfundimisht nëse partia më e madhe e opozitës ka apo nuk ka një draft alternativ për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2009. Deri më sot deputetët socialistë janë pozicionuar kundër projektit të sjellë nga qeveria. Gjatë votimit në parim të këtij dokumenti në Parlament, grupi parlamentar i Partisë Socialiste rezervoi një votë kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›