E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet panairi "Klik Ekspo Grup"

Ka nisur dje Edicioni i 15-të i Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar të Tiranës. Fillimisht, ai ishte i pranishëm në Forumin e parë Ekonomik vjetor të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë në bashkëpunim me shoqërinë "Klik Ekspo Grup". Më, pas të ftuarit e shumtë vizituan pavijonet e panairit që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe ambientet përreth tij. Të pranishëm në inaugurim ishin kreu i qeverisë dhe guvernatori i BSH-së. Në panair janë të pozicionuara tetë pavjone që përfaqësojnë respektivisht shtete nga vendet e BE-së dhe përreth, saj. Gjatë fjalës, kreu i Dhomës së Tregtisë, Gjokë Uldedaj theksoi nevojën për zëvendësimin e importeve, duke nisur nga lëndët e para e ndihmëse dhe krijimi i rrjeteve komplementare të kompanive shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›