Vaksina antigrip për fëmijët e fshatit SOS
AMC ka ndërmarë një nismë për vaksinimin e të gjithë fëmijëve të fshatit SOS, për të parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit. Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Kompanisë, AMC ka vendosur që t‘i dhurojë fshatit SOS sasinë e nevojshme të vaksinave antigrip për të gjithë fëmijët e qendrës. Fëmijët e vaksinuar janë të moshave të ndryshme nga dy deri në 15 vjeç. Me marrjen e vaksinës antigrip të 70 fëmijët e kësaj qendre do të jenë të imunizuar për gjatë gjithë stinës së ftohtë nga gripi. AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së fshatit SOS për të mbështetur vaksinimin e fëmijëve. Drejtuesit e AMC kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur fshatin SOS jo vetëm në këtë rast por edhe në të ardhmen duke ndihmuar sa më shumë fëmijët që banojnë në këtë fshat. Kjo kompani ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të disa shkollave në vend duke i rikonstruktuar, në vizitat e herëpashershme që organizon në Shtëpitë e Foshnjave dhe Fëmijëve apo në publikime si manuali "Për Shëndetin e Fëmijës" i mundësuar nga një bashkëpunim me UNICEF.