E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret ne Rai 5 Kledi Kadiu ekskluzive per AS

Një emision kushtuar baletit dhe balerinëve shqiptarë që interpretojnë në skenat e Europës, në një nga ekranet e televizioneve italiane. Kjo është arsyeja që ka kthyer këtë herë në Tiranë balerinin Kledi Kadiu.  Ne e gjetëm artistin shqiptar me grupin e xhirimit të Rai 5, duke filmuar prova në skenën e Teatrit të Operas.

Ai na rrëfen se edicioni i dytë i emisionit “Step-Passi di Danza” i ideuar nga vetë ai, në muajin shtator do t’i kushtohet shkollës Shqiptare të Baletit.

“Vitin që kaloi unë prezantova një program dedikuar baletit italian. Në edicionin e dytë, i propozova producentes së programit nëse do të ishte e mundur ta fillonim nga Shqipëria, nga shkolla e baletit, shkolla që më ka krijuar. Ky mendim u u pëlqye dhe ne erdhëm dhe bëmë detyrën”-thotë Kadiu.

Emisioni do të çelet në shtator me baletin shqiptar dhe Kledi shprehet lumtur për këtë vlerësim që i bëhet shkollës e cila ka prodhuar balerin të sukseshëm.

“Nivel shumë i lartë. Na pëlqeu dhe jo vetëm mua, por jam i gëzuar sepse kemi marrë material me shumë cilësi. Në Itali e njohin shumë mirë baletin shqiptar sepse çdo vit ka të rinj që me talentin e tyre kanë treguar nivelin më të lartë të baletit”-shprehet ai.

Edhe pse prej 20 vitesh pune në Itali, Kledi Kadiu ëhstë një nga ata artistë që nuk është shkëputur asnjëherë nga Shqipëria. Një takim mirënjohjeje për këtë ishte edhe pritja nga Ministri i jashëm Edmond Haxhinasto. Pyetjes sonë se kur do ta shohim në skenën shqiptare ai i përgjigjet me një premtim.

“Duhet  të vinim vitin e kaluar, por isha në tur me Boleron. Nuk u përputhën datat. Takimi me ministrin ishte për një bashkëpunim më konkret, kështu që do vimë”-përfundoi Kadiu.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›