E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Kosove per koncert maratonik

Ne shoqerine e prinderve, kengetarja Bleona Qereti arriti dje ne aeroportin e Prishtines. Mbase dalja e saj jo nga kendi i VIP-ave por nga dalja “e thjeshte” beri qe kengetarja ta ndieje veten me komode. Me te dale nga aeroplani i saj privat, Bleona nisi te flase per ardhjen e saj pas dy vjeteve ne Kosove, emocionin qe i solli takimi me kosovaret. Por megjithate nuk ngurroi te flase as per projektet e saj muzikore, koncertet e saj ne Shqiperi dhe koncertin e saj qe do ta kete me daten 8 shtator ne sheshin “Nene Tereza”. Per te gjitha keto si dhe per gjera te tjera ajo foli per gazeten “Zeri”.

Sapo arritet ne Prishtine, ju paska munguar ky vend?

Te them te drejten me paska marre malli shume si per Kosoven ashtu edhe per kosovaret. Sa here qe jam ketu ndjehem shume mire dhe kaloj per mrekulli.

Sa vite u bene qe nuk keni shkelur ne Kosove?

U bene dy vjet qe une nuk kam shkelur ne Kosove. Momentalisht qe po ju shoh duke me pritur ne kete menyre po ndjehem mjaft e emocionuar. Kosova me paska munguar shume.

Sa kohe do te qendroni ne Kosove?

Do te qendroj disa dite, me daten 8 shtator do te mbaj nje koncert maratonik ne sheshin “Nene Tereza”, ku biletat do te jene gratis. Do te mundohem te kaloj sa me mire me adhuruesit e shumte qe kam ketu. Dhe me daten 9 shtator do te nis turneun tim ne Gjermani, France, Itali, Zvicer etj.

Jeni ketu per te promovuar albumin me te ri “Single Pass Out”, albumi ne gjuhen angleze mendoni se do te pelqehet nga publiku kosovar?

Kam pershtypje se do te pelqehet per faktin se kam punuar bukur shume ne kete album. Madje kam punuar me producentet e njohur sic jane Timbaland, Dj Free Style, Brasco etj. Kenget jane pergatitur ne menyre profesionale dhe po sjell dicka te re te publiku, dicka qe nuk eshte pare deri me tani nga une.

Per kete album keni shpenzuar 3 milione dollare, nga e tere kjo shume keni pasur ndihmen e ndokujt?

Eshte e vertete qe albumi me ka marre mjaft te holla per ta realizuar dhe jane dashur plot 3 milione dollare. Pervec se kam marre kredi kam pasur edhe disa sponsore. Por nuk eshte e vertete se Ganiu me ka ndihmuar financiarisht, nga ai kam perkrahje morale dhe pa te nuk do te mund te arrija deri ketu ku jam sot. Jam me fat qe kam nje bashkeshort te tille.

Albumi “Single Pass Out” a do ta kete edhe versionin ne gjuhen shqipe?

Te them te drejten kam menduar edhe per kete, mirepo me duhet kohe per te zgjedhur producentet shqiptare, te cilet do te me kishin ndihmuar per ta realizuar kete album ne gjuhen shqipe. Por megjithate besoj se ka kohe per kete plan.

Gjate ketyre diteve keni pasur nje turne koncertesh neper qytete te Shqiperise, si kaluat ne keto vende, ku e ndiet veten me mire?

Me kishte marre malli te kendoj ne vendin tim. Ne cdo vend qe kam pasur koncerte kam kaluar per mrekulli, nuk mund ta vecoj ndonje vend te caktuar, sepse ne te gjitha kam kaluar mire. Falenderoj publikun shqiptar qe me mban te jem e forte dhe ta ndiej veten keshtu sic jam. Pa ta nuk do te mund te vija deri ketu.

Mendoni se i keni permbushur endrrat tuaja?

Jo, nuk besoj se i kam permbushur te gjitha, edhe pse une kete e konsideroj vetem si nje fillim ne tregun boteror. Ka edhe shume per te bere dhe ky eshte vetem fillimi. Do te mundohem te punoj shume edhe me shume ne menyre qe adhuruesit te jene te kenaqur me mua.

Sa ka qene e veshtire te realizoni kete album?

Ka qene mjaft veshtire dhe eshte dashur shume kohe dhe mund per te realizuar nje album te tille. Por kur ne fund arrihet suksesi harrohet edhe lodhja, andaj lodhjen e kam harruar dhe jam duke u kenaqur me suksesin e albumit.

Si eshte nje dite e zakonshme e juaja?

Zakonisht kohen e kam mjaft te kufizuar per shkak te obligimeve muzikore. Nje pjese te madhe te kohes jam ne studio, nderkaq pjesen e mbetur jam me bashkeshortin. Mundohem te jetoj nje jete normale si te gjithe te tjeret. Nuk e dua luksin.

Cfare synoni te arrini ne te ardhmen?

Synoj te arrij shume, por gradualisht do te punoj ne planet dhe realizimet e mia. Shpresoj qe ne te ardhmen me te vizituar Shqiperine do te kem me vete edhe producentin e njohur Timbaland. Edhe pse me ka premtuar qe ne nje te ardhme do te jete ne Shqiperi por sigurisht qe kur ta gjej ndonje sponsor do ta sjell deri ne Shqiperi. Nderkaq sa i perket planeve muzikore, do te kete edhe shume per te bere. Do te bashkepunoj edhe me disa producente te tjere dhe natyrisht qe cdohere do te jem bashke me adhuruesit shqiptare. Do te realizoj ate qe e kerkon publiku shqiptar, sepse jane vete adhuruesit e mi shqiptare qe kane bere qe une te arrij deri ketu. Jam krenare qe jam shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›