Basha në Dibër për dëmet nga tërmeti
Vizitën e parë si ministër i Brendshëm, Lulzim Basha, e ka bërë në Qarkun e Dibrës në Komunën e Shupenzës dhe Gjoricës, të cilat ishin më të dëmtuara nga tërmeti. Në takimin me banorët e këtyre dy fshatrave, ministri i Brendshëm u ka premtuar atyre se brenda dy javësh do të nisë shpërndarja e fondeve për shtëpitë të cilat janë të pabanueshme. Veç këtij premtimi, në këto fshatra janë shpërndarë nga strukturat e emergjencës civile 354 çadra, 460 batanije dhe 7.52 tonë ushqime. Por veç këtyre, Basha është interesuar edhe për mbarëvajtjen e shkollave, ku në dy komunat e goditura nga tërmeti nuk ka shkaktuar ndërprerje të këtij viti shkollor.