15-vjeçari aksidenton 50-vjeçarin

Ngjarja ndodhi në autostradën e qytetit të Elbasanit, kur automjeti me drejtues 15-vjeçarin T.M, banues në fshatin Gjinar, ka përplasur shtetasin H.Hidri, 50-vjeç, banues në lagjen ‘Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili po lëvizte me biçikletë.
I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa 15-vjeçari është shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit Policisë Elbasan, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota te aksidentit. Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit. /Start/
2011-10-28 10:29