15 vjet Opinion Frangaj Ka ardhur koha per debatin Berisha-Rama
Në TV Kombëtar Klan është festuar sonte në mbrëmje 15 vjetori i emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, i pari emision i debatit politik në Shqipërinë pluraliste që shënoi sukses të jashtezakonshem dhe mbetet më i ndjekuri në ekranet shqiptare. Drejtuesi i këtij emisioni Blendi Fevziu dhe drejtori i përgjithshëm I TV Kombëtar Klan Aleksandër Frangaj kanë pritur në ceremoninë madhështore qindra figura të njohura të jetës politike, sociale, ekonomike, kulturore, personazhe me emër, që kanë qenë të ftuar të paktën njëherë në këta 15 vjet në studion e “Opinion”. Mes tyre te pranishem ishin Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, diplomatë, gazetarë dhe njërëz të njohur të artit dhe kulturës.
Frangaj: Fevziu të realizojë debatin Berisha-Rama para zgjedhjeve të ardhshme
Drejtori i Përgjithshëm i televizionit Klan Aleksandër Frangaj ka vlerësuar sukseset, arritjet dhe gjurmët që ka lënë tek teleshikuesit emisioni “Opinion i gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa nuk ka kursyer edhe vlerësimet për gazetarin e njohur.
“Jemi mbledhur së bashku si asnjëherë për të festuar 15 vjetorin e programit më të sukseshëm, emisionit më jetëgjatë të lulëzimit të medias private në Shqipëri. Kur Fevziu më tha se duhet të bënte një emision në televizion, nuk besoja se do kisha sukses, pasi ishte një gazetar që vinte nga shtypi i shkruar dhe jo nga televizioni, po suksesi i tij erdhi që ditën e parë ”- e nisi fjalën e tij producenti Frangaj.
“Ishte karakteri dhe natyra e Fevziut si një gazetar i hapur dhe bashkëpunues me faktorët politikë, por edhe korrekt me të ftuarit. Motoja e tij ka qenë gjithmonë të përfaqësojë të gjithë teleshikuesit”-vijoi Frangaj i cili shtoi se kjo aftësi e tij dhe pasioni e ka mbajtur emisionin “Opinion” në cilësinë më të lartë, duke e kthyer në sallonin e debatit shqiptar më të suksesshëm.
Sikurse edhe Fevziu, Frangaj citon se një nga arritjet e emisionit të tij ka qenë debati mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Sali Berishës, një debat i vështirë për t’u realizuar për shkak të ndasive politike të asaj kohe, Frangaj shprehet se vetëm Fevziu mund ta bënte dhe e bëri, por thekson se tani ka ardhur koha për një tjetër debat në studion e “Opinion” atë Berisha-Rama.
“Uroj që Fevziu ta realizojë këtë debat para zgjedhjeve të ardhshme”- theksoi Frangaj, ndërsa i uroi të mbetet siç ka qenë më i miri dhe më i shikuari.
Berisha për debatin me liderin e opozitës: Ka vështirësi Rama
Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar emisionin “Opinion”si një institucion 15 vjeçar, i cili ka dhënë një kontribut parësor në zhvillimin e debatit në tërësi dhe debatit politik në veçanti. I pyetur për debatin e mundshëm të tij me liderin e opozitës kryeministri berisha u përgjigj:
“Ai tha se ndodhet mës liderit të opozitës dhe kryeministrit. Kjo pyetje është problem i zotit Rama. Ka vështirësi ai”- deklaroi kryeministri, i cili i uroi Fevziut suksese të mëtejshme dhe urime të përzemërta në këtë fushë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Presidenti Nishani: Opinion, jetësim i gjithëpërfshirjes
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka vlerësuar “Opinion” si një emision që ka shfaqur profezionalizëm, ku të gjithë të ftuarit, idetë e tyre jo vetëm i rpezantojnë por edhe i debatojnë, duke bërë të mundur të shprehen mendime të kualifikuar dhe etike, e cila të bëjë me aftësitë drejtuese dhe moderuese të Fevziut.
“Investimi në media është kontribut për opinionin dhe shoqërinë, por edhe për zhvillimet”-theksoi kreu i shtetit.
Rama për emisionin “Opinion”: Ia vlen të shikohet
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka vlerësuar emision duke u shprehur se përgjithësisht nuk mund të mohosh se ia vlen të shikohet.
Basha: “Opinion” nxjerr në pah se politika duhet të përmirësohet
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha tha se niveli i të bërit politikë është përmirëësuar dhe emisioni “Opinion” nxjerr në pah se duhet të rrite dhe përmirësohet më tej.
Andi Bushati: Opinion, pluralitet mendimi e përballje idesh
Gazetari Andi Bushati duke mos fshehur skepticizmin e tij për fillesat e këtij emisioni u shpreh se, nuk e mendoja që do të kishte këtë jetëgjatësi dhe këtë pluralitet mendimesh.
“Për mua mbetet e paharruar mënyra sesi ky emision filloi. Ishim pas vitit ’97, emisione të tilla mungonin në Shqipëri, ishte një emision i beftë dhe ishte vështirë që të mendoja se do kishte këtë jetëgjatësi dhe do krijonte këtë pluraritet mendimi, përballje politike dhe përballje e ideve.
Baton Haxhiu: "Opinion" i takon gjithë shqiptarëve
Gazetari Baton Haxhiu shprehet se emisioni "Opinion" dhe gazetari Blendi Fevziu i takon gjithë shqiptarëve, pasi ka qenë prezent në ndryshimet e mëdha dhe ngjarjet e mëdha. Sipas tij Opinion nuk ka qenë vetëm një emision debati, por ka qenë edukatë politike, mendim politik, kulturor, ka përfaqësuar edhe një guxim me tema te mentalitetit të shoqërisë shqiptare, ka thyer edhe tabu.
“Është munduar të ndërrojë edhe mentalitetin dhe gjithashtu ka paralajmëruar koncepte politike të dëshiruara. Fevziu ka pasur edhe një dozë tjetër brenda tij aktivizimin e shoqërisë, e cila ka prekur, duke e çuar situatën aty ku e ka dashur”-citoi Haxhiu.
Blushi: “Opinion” ka hyrë në familje
Politikani Ben Blushi e ka vlerësuar emisionin “Opinion” të gazetarit Fevziu jo vetëm në rrafshin politik, pasi sipas tij ka zbritur në një gamë më të madhe dhe më të re shikuesish dhe është një emision që ka hyrë në çdo familje dhe në çdo shtëpi.
Historiku i “Opinion”
Sot pas 15 vitesh pakkush mund ta besojë që emisioni i parë dhe më i ndjekur i debatit politik, por dhe i çështjeve më të nxehta të aktualitetit, nisi 31 Gushtin e vitit 1997 në Televizionin Pulik Shqiptar pa asnjë plan dhe ide se sa do të mund të vazhdonte. E tillë ishte atmosfera në vitin e vështirë të shqiptarëve kur në çdo moment gazetari Blendi Fevziu ishte përballë mundësisë së mbylljes të së Dielës Debat.
“E diela debat” e fundit në TVSH ishte më 6 shtator 1998, me të ftuar Azem Hajdarin, vrasja e të cilit 6 ditë më pas dhe ngjarjet e 14 shtatorit e bënë të pamundur vijimin më tej të emisionit në TVSH, Por vetëm tre javë do të duheshin që TVSH të gjente ekranin e vet dhe ai ishte tv klan, 57 ditë pasi ky televizion kishte nisur transmetimet informative dhe edicionet e lajmeve, por për për të vijuar deri në përvjetorin e tij të 15-të.
Protagonistët e politikës, medias, shoqërisë civile, të ftuar të huaj, miq të Shqipërisë kanë dominuar me prezencën e tyre në studion e Blendi Fevziut, por edhe jashtë saj. Në formën e dokumentarit emisioni nisi të zhvillohej së pari në 1999 tek familja Mbretërore në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe me një interviste me mbretëreshën Geraldinë. Formati me intervisa i opinionit vijoi dhe Rrëfimet më të rëndësishme përmblodhën në botimin e 2010-ës me titullin “Jeta ime, intervistë me Blendi Fevziun”
Që nga viti 2006 intervistat do të transmetoheshin në “Opinion plus”, dhe më nga shtatori i 2008-ës, vijoi “Opinioni” i çdo darke deri të enjten, e cila vijon të jetë kurora e debatit politik. Por jo vetëm politika ka sigurura audiencë ët pabesueshme, një sërë ngjarjesh që ndodh të rrotrullohen rreth saj e kënë bërë këtë dokumentari për Enver Hohën, video e ish-ministritit të Kulturës Ylli Pango, apo video-përgjimi mes Dritan Piftit dhe Leonard Beqirajt.
Kamera e “Opinion” u bë e para që hyri në Kosovë, gjatë vitit të luftës për çlirimin e saj në 1999. për t’u pasuar më pas me emisionet mbi luftën e Maqedonisë, Afganistanit apo Irakut dhe ngjarje si ajo e Gërdecit.
Jo vetëm dokumentar por edhe dosjet që nga 2004. 2006-ën debati i parë i hapur me gazetarë, Berisha pas tij Rama.
Sezoni i 16 i emisionit Opinion starton sonte në orën 22.30 minuta, me një dokumentar, i cili sjell një përmbledhje të më të mirave në 15 vitet e fundit.