E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vjet në Shqipëri, OSBE: Bashkëpunimin mes palëve

Ambasadori i OSBE-së Wollfarth ka inkurajuar forcat politike në Shqipëri për të vijuar bashkëpunimin në mënyrë që të përmbushen reformat e rëndësishme për vendit. Në fjalën e tij të mbajtur në takimin me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së prezencës së OSBE-së në Tiranë Wollfarth theksoi se gjatë këtyre viteve vendi ynë ka bërë progress të madh por sipas tij ka ende shumë punë për tu bërë.
 

Sipas tij bashkëpunimi mes forcave politike do të bëjë të mundur që në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë të numërohen arritje në fushën e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ai gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare, bashkëpunime që sipas tij realizuan reforma të rëndësishme që çuan edhe në liberalizimin e vizave për shqiptarët.
 

Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen shumë të madhe që OSBE-ja i ka dhënë vendin në kuadër të reformave dhe zhvillimit të vendit.

“Sot mbushet 15 vjet nga vendosja e prezencës së OSBE-së në Tiranë. Shqipëria u bë anëtare e OSBE-së 21 vite më parë, që nga ajo kohë Shqipëria ka pasur një bashkëpunim të frytshëm. Ne vlerësojmë lart edhe bashkëpunimin me ODIHR-in që është një dimension i rëndësishëm në marrëdhëniet tona me OSBE-në duke vijuar së bashku edhe punën për reformën zgjedhore. Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi administrata dhe Kuvendi janë rritur së bashku, vlerësoj nivelin shumë të mirë me praninë e OSBE në vendin tonë në mbështetje të konsolidimit të demokracisë” theksoi Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›