Itali, arrestohet përtrafikim droge26 vjecari shqiptar
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar nën akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i 26 vjecarit erdhi pas hetimeve dhe ndjekjes së tij nga policia në kohën kur shpërndante drogë.
Pas kontrolleve në banesën e 26 vjecarit Marsel Methasa, në rajonin e Florës në Breshia, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 9 kg drogë, 2 pako heroinë e pastër, 174 mije euro, një pajisje që numëron paratë, dy pistoleta me numrin serial të hequr dhe një revolver të prodhimit amerikan i kalibrit 45.
Shefi i policisë që zhvilloi aksionin e arrestimit, tha se Methasa qarkullonte në tregun e lëndëve narkotike në Breshia edhe produkte të tjera, përvec heroinës, të cilat i kishte në shtëpi.
Në komunikatën e bërë publike për mediat, policia tha se shqiptari bënte një jetë normale, duke mos krijuar dyshime për veprimtarinë e tij të paligjshme.
(e.n/BalkanWeb)