16 maji, dita e poetit të madh lirik pers
Autori i Lajmit: Red.
Mbështetja në letërsi dhe kulturën e qëndrueshme është një zgjidhje e përshtatshme për të shkëmbyer ide dhe vlera midis qytetërimeve dhe popujve të vendeve të ndryshme. Pa dyshim që një rol ndërkombëtar në përcjelljen e vlerave të përbashkëta, një
çelës i vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve midis kulturave të ndryshme, ka qenë lëmi i përkthimeve. Në kohën kur Fiztgeraldi përktheu Rubairat e Khajamit, poeti ynë u shndërrua në një figurë të dashur me përmasa botërore. Në dekadën e parë të shekullit XX, Fan Noli, ky mendimtar dhe shkrimtar i madh shqiptar përktheu në shqip “Rubairat” e Khajamit. Siç shprehet edhe Adrens Norbert Jokli, pas përkthimit të rubairave në anglisht nga Fiztgerald, i dyti, për nga cilësia, renditet përkthimi i kësaj vepre në shqip nga Noli. Kjo tregon dhe vlerën e përkthimit të Nolit, këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të kombit shqiptar. Është e çuditshme se si një politikan, madje i nivelit të lartë, një kryeministër shqiptar vendosi të përkthejë rubairat e mrekullueshme perse. Kjo nuk është rastësi. Një përkthim me vlerë të ruibairave ka bërë edhe Hafiz Ali Korça, klerik i lartë shqiptar. Lidhur me veçoritë e përkthimit të këtyre dy veprave, kanë folur shumë ekspertë të kësaj fushe, por është shumë bukur që duke kremtuar përvjetorin e ditëlindjes të Khajamit të zbardhim pak figurën e dimensioneve të personalitetit të Khajamit si dhe mendimeve të popullit iranian për të. Në mendimin iranian ekzistojnë dy portrete të Khajamit, portreti i parë është plot mistere dhe mbart shumë enigma, ndërsa portreti i dytë paraqet një dijetar dhe një letrar të fuqishëm për të cilin është shkruar shumë në historinë e letërsisë perse. Për Khajamin janë thurur legjenda dhe mite. Në kohën kur feja hidhte poshtë gjithçka që kishte lidhje me mendimin filozofik, shfaqet një burrë i mençur i cili vë në dyshim dhe pikëpyetje të gjitha besimet e tyre. Ky ishte një veprim tepër i guximshëm. Historia e paraqet atë krejt ndryshe, të ngjashëm me personate tjerë të shquar të antikitetit si Euklidi, Ptolemeu dhe Aristoteli. Dhe historia nuk e njeh vetëm si poet Khajamin, por dhe filozof, mjek, matematicien dhe astrolog e një njohës i thekur i Kuranit. Ai ka kryer studime të thella në fushën kimisë, fizikës dhe astrologjisë. Këto janë disa aspekte disi të panjohura të personalitetit të këtij shkencëtari të madh iranian.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008