PS: “Zhvillimi i ekonomisë jashtë parametrave rajonalë”
Autori i Lajmit: red.
Përmirësimi i kushteve të biznesit dhe mbrojtja e investimeve do të jenë prioritete të Partisë Socialiste, nëse kjo forcë politike vjen në pushtet. Ky pohim u bë dje nga nënsekretari i programit në PS, Ervin Bushati. Duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, Bushati tha se ajo rendit Shqipërinë në vendin e 136 nga 178 vende të studiuara për vitin 2008. “Zhvillimi i biznesit dhe ekonomisë në vendin tonë janë tërësisht jashtë parametrave rajonalë, kur Maqedonia është në vendin e 75 dhe Mali i Zi në atë të 82”, - tha ai. Sipas tij, Qeveria ka dështuar në misionin e saj në ndihmë të biznesit dhe ekonomisë shqiptare ndërkohë që korrupsioni dhe mungesa e theksuar e shtetit ligjor janë faktorët kryesorë për renditjen e Shqipërisë krahas vendeve si Mozambiku, Irani, Siria apo Uzbekistani. Bushati thekson se tabela shoqëruese e studimit të bankës Botërore, ilustron mbi një situatë biznesi që është në përkeqësim, tepër larg pretendimeve mediatike të qeverisë dhe të pushtetarëve të saj të ekzaltuar. “Në vitin 2008 ne si vend ndodhemi në një situatë ekonomike dhe më të pashpresë sesa një vit më parë, situatë që është e prekshme nga çdo familje se herë përballet me tregun dhe çmimet që rriten përditë”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008