Belgjika së shpejti tarifa zero për studentët
Autori i Lajmit: red.
Zoti De Gucht theksoi se Belgjika do të ulë tarifat e përgjithshme për marrjen e vizave, si dhe do të çojë në zero tarifat për disa kategori të vizave. Në këtë kuadër, edhe kryeministri Berisha u shpreh se Republika e Shqipërisë do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Belgjikë
Suela Topi
Brukseli bën një hap përpara në procesin e liberalizimit të vizave me Shqiperinë. Çelja e konsullatës belge, në shtator, në Shqipëri do të shoqërohet dhe me lehtësira që parashikojnë tarifën zero për studentët dhe ulje tarifash për kategoritë e tjera të të interesuarve. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel de Gucht, e vlerësoi të rëndësishme përpjekjen e Shqipërisë për t u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Por, sipas tij, kjo do të jetë një rrugë e vështirë si për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit. Deklaratat e Gucht u bënë gjatë një takimi që ai zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë po dje, kreu i diplomacisë belge zhvilloi një takim edhe me ministrin e Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, të cilit i premtoi mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Takimi
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel de Gucht, që ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Krans Montanës, vlerësoi të enjten, gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, progresin e madh që Shqipëria ka bërë në fusha të ndryshme. Pas vendimit të qeverisë belge për hapjen e një zyre konsullore të këtij vendi në Shqipëri, vendim që u bë i ditur gjatë vizitës që kryeministri Berisha zhvilloi së fundi në Bruksel, ministri i Jashtëm belg u shpreh se ky lajm i mirë do të shkojë edhe më tej, pasi Ministria e Jashtme Belge po punon që këtë zyrë ta kthejë në një Mision të Përhershëm diplomatik. De Gucht theksoi se Belgjika do të ulë tarifat e përgjithshme për marrjen e vizave, si dhe do të çojë në zero tarifat për disa kategori të vizave. Në këtë kuadër, edhe kryeministri Berisha u shpreh se Republika e Shqipërisë do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Belgjikë. Ministri i Jashtëm belg, i cili viziton për herë të dytë Shqipërinë që nga viti 2006, nënvizoi se vizita e tij në Shqipëri është shumë e rëndësishme, ndërsa u shpreh se të gjithë ministrat e Jashtëm të BE-së duhet të vizitojnë këtë vend dhe mbarë rajonin, për të krijuar ura lidhëse të rëndësishme me këto vende dhe për t i paraprirë zgjerimit të BE-së. Ai vuri në dukje interesimin e kompanive të mëdha belge për të investuar në Shqipëri në fushën e turizmit, energjisë, etj dhe për këtë ka pasur edhe takime në nivele të larta. Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, ministri i Jashtëm De Gucht tha gjithashtu se qeveria belge ofron edhe eksperiencën e qendrave të saj mjekësore prestigjoze në trajtimin e djegieve, për kurimin e pacientëve me këto probleme. Ai theksoi më tej se Belgjika do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, kryeministri Berisha siguroi se Shqipëria do të ndërmarrë çdo reformë thelbësore për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Në Shqipëri, shtoi Kryeministri, ka një klimë shumë të mirë politike për të ndërmarrë reformat e duhura, për të ndryshuar imazhin e vendit, klimë kjo që po vazhdon duke u faktuar së fundi edhe nga ndryshimet konstitucionale konsensuale, që ishin një moment thelbësor për të forcuar sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, De Gucht, u ndalën edhe në zhvillimet në rajon. Të dy palët vlerësuan si pozitive zhvillimet në Serbi, të cilat treguan se mesazhet e qarta, të dhëna nga Evropa, janë dëgjuar nga qytetarët dhe politika serbe dhe se forcat proevropiane në rajon, pas këtyre zhvillimeve, bëhen më të forta. Në takim, kryeministri Berisha theksoi nevojën dhe rëndësinë e projekteve rajonale të Bashkimit Evropian në infrastrukturë, për të zhvilluar ekonomitë e vendeve të rajonit, duke u ndalur në Korridorin 8 dhe rolin që ai ka për zhvillimin e vendeve të rajonit. Ministri i Jashtëm belg e mbështeti me bindje mendimin e kryeministrit Berisha për një nevojë të projekteve të mëdha evropiane në infrastrukturë dhe u shpreh se qeveria belge do të bëjë çdo gjë që ka mundësi për të inkurajuar projekte të tilla.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008