E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 të plagosur transportohen nga Rinasi drejt Italisë dhe Greqisë

Pas shpërthimeve të ndodhura në Gërdec, dje 16 të plagosurit e parë u transportuan në Itali dhe Greqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Plot 11 avionë nga Italia, Greqia, Austria, Maqedonia dhe Gjermania, sollën ndihma humanitare dhe transportuan të plagosur në vendet fqinje, fluturuan përmes TIAs. "TIA ka angazhuar gjithë burimet e veta për t‘i shërbyer fluturimeve shtesë që vijnë për të asistuar emergjencën, ndërkohë që kryen normalisht aktivitetin për t‘i shërbyer fluturimeve të programuara. Presim që përmes transportit ajror të vijë në Shqipëri më shumë ndihmë mjekësore. Ne jemi gati të përballemi me situatën dhe ndjejmë përgjegjësinë tonë për dhënien e ndihmës maksimale," tha Andrea Gebbeken, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza‘ vazhdon të kryejë normalisht aktivitetin e vet ndërsa mbetet në gjendje gatishmërie për t‘iu përgjigjur situatës që pasoi incidentin e 15 marsit 2008. Avionë të tjerë priten të zbresin në pistën e aeroportit në orët e ardhshme për të asistuar të plagosurit e Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›