Tragjedia, të shtruar 60, 8 në gjendje të rëndë
Spitali Ushtarak u ka dhënë ndihmën mjekësore 169 personave, nga të cilët 106 janë larguar pas marrjes së saj. Vazhdojnë të jenë nën kujdesin mjekësor 57 vetë, nga të cilët 4 ndodhen në reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Mes të plagosurve në Gërdec është edhe një 20-vjeçare shtatzënë. Anisa Sogani, pasi mori ndihmën e parë në QSUT, është transportuar në maternitet, ku po ndiqet nga mjekët gjinekologë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, të plagosurit rëndë janë transportuar dje në orët e mesditës jashtë shtetit. Drejt Greqisë janë dërguar 5 vetë rreth orës 14:00, ndërsa dy të tjerë në Itali. Transporti drejt vendeve fqinje ka vijuar me dërgimin e 6 të sëmurëve të tjerë, të cilët janë shtruar në Qendrën Universitare "Nënë Tereza". Ato ishin gra dhe vajza të zonës e punëtore të fabrikës.
Gjendja e përgjithshme e të sëmurëve në Spitalin Ushtarak është nën kontroll, bëjnë të ditur mjekët. Rreth orës 08:00 janë larguar për në drejtim të shtëpive të tyre në qytetin e Vorës 41 vetë, të cilët ishin akomoduar në Akademinë e Nënoficerëve në Tiranë. Aktualisht, ministri Ndoka bën të ditur se në spitale ndodhen 57 të sëmurë. "Në tërësi të shtruarit në spitale nuk janë në rrezik për jetën, por 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë", këtë detaj e ka pohuar dje në një konferencë për shtyp Kryeministri Berisha. Mes të tjerave ai u shpreh: "Unë vizitova të sëmurët në Spitalin Ushtarak dhe në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza‘ dhe gjeta te mjekët një gatishmëri të plotë dhe të gjithë mjetet e duhura për trajtimin e të sëmurëve".
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, u shpreh dje se "numri i personave të plagosur gjatë shpërthimit në Gërdec, që do të trajtohet në Itali dhe Greqi, shkon në 11 vetë, ndërsa numri i personave që janë paraqitur për trajtim mjekësor shkon në 296 vetë". Sipas Ndokës, personat që do të trajtohen në Itali janë persona të cilët kanë pësuar djegie të mëdha dhe shpresojmë në përmirësimin e tyre, pasi klinikat italiane janë klinika më të specializuara për djegiet. Lidhur me numrin e personave të plagosur, që kanë marrë trajtim në spital, Ndoka u shpreh se "ka një rritje të numrit të tyre, nga 250 që ishte në mëngjesin e sotëm, aktualisht ka shkuar në 296". Pacientët nuk kanë qenë vetëm të datës 15 mars, dje rreth orës 12:00 kanë shkuar për mjekim të specializuar në QSUT dhe 2 pacientë të tjerë të aksidentuar dje, jashtë rrezikut për jetën, të moshës 19 dhe 15 vjeç.
Ekipi mjekësor ka qenë në gatishmëri në këtë tragjedi. Ata kanë marrë për herë të parë falënderime edhe nga krerët e shtetit. Që në minutat e para të ngjarjes, rreth 60 autoambulanca kanë transportuar të plagosurit e parë dhe në vazhdim nga Gërdeci, Vora e zonat përreth, drejt Spitalit Ushtarak dhe spitalit "Nënë Tereza". Edhe njësia e helikopterëve është vënë në gatishmëri dhe eficensë të menjëhershme për të realizuar operacione fluturimi në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe ishte i menjëhershëm sensibilizimi i qytetarëve për të dhuruar gjak, për të përballuar çdo të papritur të situatës së krijuar, megjithëse rezervat e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të konsiderueshme. Kështu, në nivel të përgjithshëm, në datat 15 dhe 16 janë paraqitur në Spitalin Ushtarak, në spitalin "Nënë Tereza", në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe në Spitalin e Krujës 296 të plagosur, të cilët kanë marrë ndihmën e shpejtë.
Për trajtim jashtë shtetit
Zylfi Ahmeti
Viktor Nikolli
Qemal Deliu
Azem Ahmeti
Kore Delia
Resmie Kranja
Regi Murati
Lubjana Beraj
Sabie Picari
Xhafer Breti
Erison Durda
Spitali Ushtarak
Rëndë në reanimacion
Medi Selami
Aisha Selami
Miselda Zguri
Laje Prendi
Spitali i djegie-plastikës
Nr Emri i pacientit
1 Qemal Deliu
2 Alketa Azisi
3 Rabie Gerdalli
4 Riza Koxhaj
5 Viktor Nikolli
6 Azem Amelli
7 Zylfi Ahmeti
8 Adelina Cami
9 Versile Gjata
10 Qemal Mema
11 Adriatik Babaxhiu
12 Nikolin Azizaj
13 Taulant Azizaj
14 Luiza Zeneli
15 Kore Delia
16 Nafie Laçi
17 Erisa Durda
18 Erison Durda
19 Dylbere Preni
20 Sadik Sulaj
21 Hurme Plloçi
22 Resmie Kranja
23 Roxhers Durda
24 Elton Hasa
25 Shaban Braushi
26 Xhuliano Durda
Spitali ORL, okulistikë
Nr Emri i pacientit
1 Mentor Ahmetaj
2 Klodian Kodra
3 Fatbardha Coku
4 Xhafer Breti
5 Miklovan Hoxha
6 Taulant Domi
7 Nertila Dardha
8 Albi Agolli
9 Vjollca Agolli
10 Xhabir Sina
11 Sajmir Mara
12 Kejsi Sherollari
13 Lindri Mari
14 Hajrie Mala
15 Arind Brahaj
16 Ilidran Brahaj
17 Diane Brahaj
18 Marine Kruja
19 Qazim Shehu
Urgjenca e Spitalit Nr.2
Nr Emri i pacientit
1 Fiqirete Picari
2 Besmir Harmixhi
3 Marcela Hysenaj
4 Erjon Hysa
5 Andi Shkoza
6 Serxho Elezi
7 Sajmir Rexhi
8 Erik Durda
9 Ernela Cuberi
10 Caje Bitri
11 Nazmie Mertoli
12 Elona Sulku
13 Klea Sulku
14 Denisa Isai
15 Anisa Sokoli
16 Dritan Zydiu
17 Anisa Sogani
Spitali Ushtarak
Të plagosur
Xhevrie Ceka
Gentjan Ceka
Ilir SHedulla
Ëngjëllueshe Bilari
Eni Kosova
Elis Fialba
Sinan Shehu
Enver Ahmetaj
Sonila Xhaferri
Olsi Preza
Fatmir Bushati
Ana Tahiri
Sotir Gjeci
Sali Hysenaj
Hasime Hysenaj
Bajram Diha
Dorina Diha
Merita Bajrami
Orjon Luku
Erjon Ismaili
Larja Gjini
Viltor Cani
Aleksandër Bushati
Klaudja Dervishi
Luan Shelgu
Sazan Shehu
Artur Lili
Safet Kaloshi
Bujar Sula
Denisa Isai
Zane Picaj
Maringlen Faruku
Kreshnik Anallei
Nurije Kareci
Zenet Kareci
Blediona Muçaj
Bledian Kokaj
Gëzim Gjoni
Dritan Memoçi
Blerim Shenaj
Naim Faruku
Laje Pervizi
Adelaj Xhaferri
Ridvan Dedaj
Mirela Picari
Xhaferr Koçi
Shefqet Kajmaku
Bledian Fortuzi
Dëshira Hoti
Xhafit Hashiku
Menyza Zeneli
Brunilda Zeneli
Zeqine Fejzolli
Fejgin Rrapi
Antjola Manikolli
Bejzeht Fejzolli
Sherife ALiu
Elvis Sejdo
Bukurie Dunga
Hurme Kariqi
Erjon Ametaj
Valbon Karaj
Elfa Mezofaj
Xhabin Sina
Ramazan Gjegji
Hajrie Kabagi
Zelie Kolonjari
Selvete Doda
Ramazan Supaj
Blerina Gjokaj
Bardha Suta
Avni Kurti
Suzana Poci
Romina Babaçi
Zeqine Fejzollari
Briken Tereziu
Shefqet Kajmaku
Blerina Shehu
Zenel Kareci
Bledjan Kartuzi
Fatmir Husaj
Fadil Husaj
Avenir Hysi
Sidorela Caka
Selam Cefaj
Ylli Picaraj
Tahir Koçi
ALbi Agolli
Vjollca Agolli
Mjaftonim Maja
Muhamed Maja
Femi Guri
Shpresa Hallaj
Redi Murati
Mehmet Saliu
Bardha Zaçaj
Denisa Zguri
Gerta Murati
Luis Gërdeci
Shender Gërcedi
Rexhep Ruçi
Mustafa Laçaj
Thëllëza Gjokaj
Drita Selamaj
Ruzhdi Gureli
Aida Romi
Qamil Alla
Medi Selami
Altina Kurti
Sherife Alla
Fatbardha Selamaj
Silvi Selamaj
Fatmira Meçi
Lihanaj Sulaj
Vera Semaj
Aisha Semaj
Xhoana Gërdeci
Hysen Fejzolli
Miselda (pa mbiemër)
Florida Voku
Banush Voku
Bukurosh Sulaj
Pëllumb Sulaj
Ymer Bekteshi
Bashkim Mukaj
Dylbere Prillij
Juliana Bejij
TE DHENAT ZYRTARE MBI TE PLAGOSURIT:
Në QSUT
paciente janë paraqitur gjithsej
8 pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale
(4 në okulistikë, 3 në djegie-plastikë, 1 në urgjencë)
9 pacientë janë nisur për trajtim në Itali
Në Spitalin USHTARAK
170 pacientë janë paraqitur gjithsej
38 pacientë janë aktualisht të shtruar
3 pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale
167 pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve mikrokirurgjikale
5 pacientë janë në reanimacion
5 pacientë janë nisur në Greqi
2 pacientë të traumatizuar janë nisur në Itali
2 pacientë nga reanimacioni pritet të nisen për Janinë
Spitali i DURRESIT
60 pacientë janë paraqitur gjithsej
1 pacient i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale
15 pacientë janë trajtuar me ndërhyrje mikrokirurgjikale
1 pacient është aktualisht i shtruar me traumë
Numra të domosdoshëm për personat e traumatizuar:
Linja telefonike për informacion dhe mbështetje emocionale: 04 248051
Kjo linjë telefonike, e ofruar nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor, do të ofrojë informacion dhe mbështetje emocionale nga profesionistë të shëndetit mendor. Linja është në dispozicion të publikut, duke nisur nga dita e diel, datë 16 mars, 08:00-20:00
Ekipet e Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor të qytetit të Tiranës: tel. 04 259 426, 04 375 929
Ekipi i Departamentit të Psikiatrisë së QSUT "Nënë Tereza" : tel. 04 364 703
Qendra e Psikoterapisë: tel. 069 28 46 100
Një paketë këshillash praktike për stresin dhe traumën në linjën 04 248