E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia e armëve, 7 milionë USD të ardhura

Tregtia e armëve dhe municioneve, në dy vitet e fundit ka gjeneruar rreth 7 milionë dollarë të ardhura. Konfirmimi vjen nga raporti i administratës doganore për "Tregtinë e Jashtme", sipas së cilës, nga ky aktivitet qeveria del me fitime të konsiderueshme. Në fakt kjo, nuk është dhe aq re, pasi një javë para se të ndodhte tragjedia e Gërdecit, gazeta botoi shifrat e kësaj tregtie, e cila nuk po sjell vetëm fitime, por edhe viktima, sikundër ndodhi dy ditë më parë. Në një raport të depozituar me kohë pranë zyrave të Kuvendit të Shqipërisë, dogana ka paraqitur shifra konkrete rreth shkëmbimit tregtar për artikujt që hyjnë dhe dalin nga vendi ynë. Kështu, e ndarë në kapituj të ndryshëm, për sa i takon armëve dhe municioneve (ku përfshihen pjesë dhe aksesorë të tyre), në 2007-ën eksporti i tyre regjistron nivelin e rreth 3.2 milionë dollarë (2,800 tonë), nga 4 milionë dollarë të regjistruara në vitin 2006. Lidhur me vitet e mëparshme, 2003-2005, mesatarja në vlerë është rreth 600 mijë dollarë. Tek importet, vlerat janë të ulëta, duke treguar se nga ky aktivitet vendi ynë del me fitime të konsiderueshme. Kështu, për vitin 2007 janë importuar rreth 1.8 milionë dollarë armë dhe municione, 800 mijë dollarë më tepër se viti 2006. Për vitet 2003-2005, mesatarja e importit nuk shkon më shumë se 100 mijë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›