E Shtunë, 31 Tetor 2026

"UNIQA Group", medikamente për 300 persona

Shoqëria e Sigurimeve "UNIQA Group Austria", nën kujdesin e kompanisë SIGAL, i ka dhuruar qeverisë shqiptare medikamente shëndetësore për 300 persona, me qëllim që t‘i vijë sadopak në ndihmë të plagosurve në tragjedinë e djeshme në fshatin Gërdec, pranë Vorës. Në ceremoninë e dorëzimit të kontingjentit të parë të medikamenteve, merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të shoqërisë në fjalë. Sipas tyre, ky është vetëm kontingjenti i parë i ndihmave në medikamente që sjellin në Shqipëri "UNIQA Group", në bashkëpunim me kompaninë SIGAL. Në ditët në vazhdim, pritet që e njëjta kompani sigurimesh, lider në Evropën Qendrore e Lindore, të sjellë një sasi tjetër ilaçesh. "UNIQA Group" është e njohur në fushën në sigurimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›