E Diel, 1 Nëntor 2026

16 vjet nga masakra e Srebrenicës, 3040 viktima nga 8000 të masakruarit ende figurojnë të paidentifikuar

11-07-2011 / Gazeta 55

11 korriku shënon 16 vite nga masakra e Srebrenicës ku humbën jetën rreth 8 mijë burra e djem myslimanë.
Gjatë të hënës, në Qendrën Përkujtimore “Potoçari” do të varrosen 613 nga viktimat e ushtareve serbë.
Sipas të dhënave zyrtare, në listë figurojnë ende të pagjetur 3040 persona nga 8000 të vrarët në masakër.
Masakra e Srebrenicës njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë këtij viti, është mbajtur edhe marshi i paqes, gjatë të cilit më shumë se 6 mijë njerëz nga mbarë bota kanë kaluar në rrugën, ku në vitin 1995 boshnjakët e Srebrenicës ikën dhe kërkuan shpëtimin nga granatat e Ushtrisë së Republikës Serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›