E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, dy vëllezër plagosin mjekun familjar me thikë

POGRADEC- Dy vëllezër kanë plagosur me thikë shtetasin Pero Binishi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ndërkohë që mësohet se policia ka arrestuar autorët e plagosjes.

Nga hetimet paraprake mësohet se Joan Kolvani 18-vjeç dhe Kristi Kolvani 23-vjeçar kanë goditut me thikë për motive të dobëta mjekun, duke e lënë atë të plagosur.

Tashmë dy vëllezëit akuzohen për ‘vrasje të mbetur në tentativë’. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se mjeku Binishti është dërguar për mjekime spital dhe nuk ka rrezik për jetën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›