8 maji, Berisha: Shënuam fitoren më të thellë që nga ‘92-shi, Kolegji shënoi përfundimin e procesit të zgjedhjeve

Kryeministri flet në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat për finalizimin e procesit zgjedhor në Tiranë
Kreu i qeverisë Sali Berisha iu referuar përsëri sot gjatë mbledhjes javore të grupit kuvendor demokrat, zgjedhjeve vendore të 8 majit, ku sipas tij koalicioni “Aleanca për Qytetarin” doli nga këto zgjedhje si koalicioni më i fuqishëm që vendi ka njohur ndonjëherë.
“Qytetarët votuan me rezultatin më ët thellë. Koalicioni 140 mijë vota, mori 17 % vota më shumë se koalicioni rival opozitar. Rezultati i 8 majit, është rezultat i thellë. Qytetarët shqiptarë dhanë 140 vota më shumë për PD-në”- u shpreh kryeministri Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, qytetarët treguan se kanë besim tek qeveria ndaj dhe e kanë votuar bindshëm.
Berisha foli dhe për zgjedhjet e Tiranës, ku shtoi se tashmë është bërë finalizimi i procesit. Kryeministri deklaroi se vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor, shënoi përfundimin e procesit zgjedhor. “Kolegji Zgjedhor në vendimin e fundit shënoi përfundimin e procesit të zgjedhjeve. Përshëndes të gjithë kryetarët e zgjedhur të bashkive. Kryeartët e bashkive do të kenë mbështetjen e qeverisë. Ata që morën votëbesimin e qytetarëve në komunat dhe bashkitë e vendit, duhet ë ndihen të privilegjuar me besimin që qytetarët vendosën për ta. Së basku do të japim vendit një qeverisje të transparente. Ky vend do të bëjë hapa të shpejti drejt zhvillimit”- ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.