Gjyqi ndaj Metes Gjykata Ok shqyrtimit ne themel

Gjykata e Lartë ka vendosur të shqyrtojë në themel çështjen ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. Në një seancë maratonë që zgjati më shumë se 6 orë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Ardian Dvorani, rrëzoi kërkesat e bëra kohë më parë të avokatëve të Ilir Metës, për pavlefshmëri të hetimeve si jashtë afateve.
Gjykata e Lartë mori parasysh kërkesën e e ish-zv/ kryeministrit Meta për të shqyrtuar me themel çështjen dhe për të mos e mbyllur për shkaqe proceduriale. Edhe prokuroria ishte dakord që çështja të shqyrtohej në themel. Prokurori Bujar Shehsi që përfaqeson prokurorinë e përgjithshme parashtroi kërkesat e tij dhe kërkoi të thirrej si dëshmitar edhe ish-ministri Dritan Prifti, autori i video-përgjimit.
Gjykata e Lartë vendosi sot që të kryhet një ekspertizë e re për videopërgjimin duke rrëzuar ekspertizën e deritanishme. Ekspertiza e videopërgjimit konsiderohet nga prokuroria si prova themelore e saj. Ndërkaq, përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës ndanë këtë qëndrim pas seancës së parë të gjykimit.
“Ky kolegj me vendimin e tij të dhënë në seancën e sotme gjyqësore vendosi të pranojë dy kërkesat e mbrojtjes së zotit Meta që çështja të mos pushohet për shkak të tejkalimit të afateve të hetimit dhe për shkak të kryerjes së veprimeve hetimore ndaj një personi me imunitet.
Mbrojtja në kërkesat paraprake të seancës së 20 qershorit 2011, ka kërkuar që aktet e ekspertimit të kryera në SHBA dhe Angli të deklaroheshin të pavlefshme sepse ishin kryer në shkelje të ndalimeve ligjore. Nëpërmjet pranimit të kërkesave tona, kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka vënë në dyshim thelbin e çështjes e cila është e lidhur me videon dhe aktet e ekspertimit të saj”-tha avokati Gëzim Veleshnja.
Gjykata vendosi që seanca e rradhës ndaj Ilir Metës të zhvillohet më 22 korrik.
Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 korrik 2011 )