Bashkia e Tiranes Ristani Kolegji provoi ligjshmerine

Mesi i gushtit sipas të gjitha gjasave do të shënojë dhe fundin e maratonës 3 mujore të zgjedhjeve vendore. Një parashikim optimist i kryetarit të komisionit që menaxhon zgjedhjet, e çon pikërisht në këtë periudhë certifikimin përfundimtar të rezultatit të 8 majit, pas mbylljes së zgjedhjeve edhe në 10 komuna ku nuk u votua fare.
“Pasi mbaron dhe afati i ankimit do të ketë një shpallje përfundimtare të rezultatit nga KQZ, që shkon në këto lloj afatesh, në rast se do të jemi në të dielën e fundit të korrikut, apo të dielën e parë të gushtit do të kemi dhe një proces ankimor. Le të themi që deri në mes të gushtit çështja duhet të mbyllet”-thotë Ristani.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve komenton edhe vendimin e Kolegjit, i cili la në fuqi vendimarrjet e KQZ-së. Vendimarrje transparente, profesionale dhe ligjërisht të paanshme, sipas tij.
“U konfirmuan vendimet e KQZ-së. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse ne në punën tonë jemi përpjekur gjithmonë të jemi profesionistë dhe të paanshëm dhe mesa duket edhe Kolegji, me vendimin e tij, konfirmoi pikërisht këtë rrugë të nisur nga KQZ”-theksoi ai.
Procesi i rinumërimit të votave të kontestuara, shkaktoi protestat e opozitës në dyert e Komisionit Qendror. Tashmë, 2 muaj nga dita kur shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit, Ristani pohon se nuk ka pasur frikë nga presioni politik.
“Gjërat shkuan në rrjedhën e tyre. Institucionet funksionuan normalisht dhe nuk bëhet fjalë qoftë për rrezik profesional apo institucional. E rëndësishme dhe njëherë është që procesi shkoi në rregull dhe u përmbyll siç duhej të përmbyllej”-tha ai.
Sipas Ristanit, edhe nëqoftëse përfaqësuesit e opozitës nuk japin votën e tyre për mandatimin e këshillave bashkiakë, atëherë do të jetë përsëri Kolegji Zgjedhor që do të thotë fjalën e fundit.
Elona Gjylmi