Mjeke pa license Toska Jane mbi 70 ne mbare vendin

Thirrjes të bërë prej më shumë prej tre javësh të Urdhërit të Mjekut nuk i është përgjigjur ende asnjë mjek. Afati i licensimit ka përfunduar, që në tetorin e vitit të shkuar. Mbi 70 përqind e mjekëve në rang vendi, punojnë pa licensë.
“Asnjë mjek, me ligj nuk duhet të ushtrojë profesionin e tij qoftë në privat ashtu edhe në publik pa qenë i licensuar në organet tona të Urdhërit të Mjekut. Kjo çështje qëndron tek 70-75 % tyre”-thotë Faik Toska, Urdhëri i Mjekut.
Mjekët e palicensuar kanë abuzuar edhe me pacientet e Toska rrëfen për AS një rast të fundit.
”Dy mjekë punojnë në mënyrë abuzive e madje tregtonin një preparat të pamiratuar për luftimin e sëmundjes së kancerit dhe kjo është mangësi që fillon nga mjeku që ishte pa licensë deri të preparati që nuk ishte i miratuar për t’u tregtuar”-thekson ai.
Sipas ligjit, Urdhëri i Mjekut është institucioni i cili duhet të licensojë mjekët. Ndërsa drejtuesit e spitaleve, nuk duhet t’i lejojnë ata të punësohen dhe t’u shërbejnë pacientëve, e aktualisht ata s’kanë marrë asnjë masë. Këta mjekë, duhet të ndiqen edhe penalisht, por ligji nuk e parashikon këtë masë duke lënë të kuptosh se ka një vakuum ligjor.
Julja Bardhushi