17 milionë USD të ardhurat nga gjobat
Hyrja në fuqi e ligjit "Për procedurat tatimore në republikën e Shqipërisë", i cili parashikonte masa të fora ndëshkimi ndaj atyre bizneseve që nuk paguanin taksat, ka sjellë rezultate pozitive për arkën e shtetit. Kështu të dhënat e 11-mujorit të paraqitura nga Ministria e Financave flasin për një nivel arkëtimi nga gjobat dhe sekuestrimet në rreth 17 milionë dollarë. Rritja e të ardhurave nga ky zë në buxhetin e shtetit ka qenë konstante me një mesatare prej rreth 1.5 milionë dollarë çdo muaj. Me ligjin e ri bizneset nuk kanë të drejtë që të ankohen pranë Komisionit të Apelimit në Ministrinë e Financave, duke përballuar vetëm në drejtorinë e tatimeve, e më pas nëse humbasin, në gjykatë.
Rritja mesatare e të ardhurave çdo muaj është rreth 1.5 milionë USD
Rritja mesatare e të ardhurave çdo muaj është rreth 1.5 milionë USD