Buxheti bashkiak 2009, vjelja e taksave në Tiranë
Niveli i mbledhjes së taksave nga ana e Bashkisë së Tiranës konsiderohet i ulët në raport me mundësitë reale. "Niveli i mbulimit i llogaritur si baza e regjistruar e të ardhurave në raport me bazën potenciale të të ardhurave në rastin e taksave dhe tarifave të qytetarëve është i ulët, si pasojë e mungesës së regjistrimit kryesisht të ndërtesave të qytetarëve", vlerësojnë ekspertët e Bashkisë së Tiranës. Pikërisht për këtë arsye, si dhe për të nxitur shtimin e investimeve publike në buxhetin e vitit 2009 të vendorëve kryeqytetas janë bërë edhe parashikimet e reja për shtimin e të ardhurave lokale nga taksat dhe tarifat, duke premtuar edhe një menaxhim më të mirë të tyre.
Pasuria
Në parashikimin e të ardhurave nga taksa e pasurisë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për 2009 është supozuar që baza e taksës do të shtohet me një dinamikë prej 13% për vitin e ri dhe me 5% gjatë 2010-2011. Kjo do të vijë si rrjedhim i rifreskimit të bazës së të dhënave për taksat, në rastin e ndërtesave ekzistuese dhe atyre të reja. Për sa i takon vlerës së taksës, supozohet që ajo të rritet mesatarisht me 10% në 2009 dhe respektivishit 9% dhe 6% për vitet pasuese 2010-2011. Në rastin e shkallës së vjeljes së taksës, është supozuar që ajo do të shtohet me një dinamikë vjetore prej 5% për vitet e parashikimit.
Faktorët e tjerë që janë marrë parasysh në planifikimin e të ardhurave nga kjo taksë kanë të bëjnë me: Efektin negativ që ka sjellë mosfunksionimi i KRRT-së, gjatë viteve 2006-2007. Por edhe realizimi i projekteve madhore të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të planit rregullues dhe strategjive të tjera të saj. Gjithashtu, bëhet e ditur se rol ka luajtur edhe kthimi i sipërfaqeve publike në favor të komunitetit, që ka sjellë prishje të ndërtimeve. Ekspertët e bashkisë konfirmojnë risaktësimin e sipërfaqeve ekzistuese dhe evidentimin e atyre të reja duke bashkërenduar informacionin me gjithë strukturat e ngarkuara sipas ligjit.
Biznesi i vogël
Për taksën e biznesit të vogël është supozuar që baza e saj do të rritet me një dinamikë vjetore të njëjtë me GDP-në gjatë gjithë periudhës së parashikuar, si rrjedhim i shkurtimit të procedurave administrative dhe tatimore për regjistrim. Vlera e taksës do të rritet mesatarisht 4% në vitin 2009 dhe mesatarisht 15% për vitet në vijim. Në rastin e vjeljes së taksës mendohet që vlera do të rritet me një dinamikë prej 5% në çdo vit të parashikimit.
Fjetja në hotel
Parashikimi për të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel është bërë mbi bazën e çmimit mesatar të dhomës dhe numrit mesatar të personave në vit. Përmes saj konceptohet që të ardhurat do të shtohen me një dinamikë prej 7% në vitin 2009 dhe me 4% dhe 5% gjatë periudhës tjetër të parashikimit, si pasojë e zhvillimit të tregut dhe shtimit të numrit të strukturave hoteliere.
Ndikimi në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Parashikimi i të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja e ka bazën në shumat monetare që realizohen nga pagesa që subjektet ndërtuese kryejnë pas marrjes së lejes së ndërtimit. Për vitin 2009 parashikohet të ketë një rritje prej 70% më shumë se planifikimi i vitit 2008, duke marrë në konsideratë përfundimin e planit rregullues të Tiranës, si dhe ecurinë normale të KRRT-së. Ekspertët e bashkisë vlerësojnë gjithashtu se një rritje e konsiderueshme e të ardhurave pritet nga procesi i legalizimit. Për vitet në vijim është parashikuar një dinamikë rritjeje vjetore prej 6% në këtë drejtim.
Kalimi i të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme aplikohet për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Për vitin 2009 është parashikuar një ulje në këtë taksë. Kjo si rezultat dhe i pritshmërisë së ulët për shkaqe që janë të lidhura me taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe me një dinamikë prej 7% për vitet në vijim.
Regjistrimi i përvitshëm i automjeteve
Baza e taksës së regjistrimit të përvitshëm të automjeteve është lloji i mjetit të transportit rrugor. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Niveli i taksës është parashikuar të rritet me një dinamikë prej 19%, gjatë vitit 2009 dhe mesatarisht me 8-11% për vitet e tjera të parashikimit.
Zënia e hapësirave publike
Baza e taksës për zënie të hapësirave publike është sipërfaqja në metër katror, e cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte për qëllime biznesi. Baza e taksës është parashikuar të rritet me një dinamikë vjetore prej 5%. Ndërsa niveli i kësaj takse do të ketë një dinamikë prej 20% në vitin 2009 dhe rreth 6-7% për dy vitet në vazhdim.
Taksa e përkohshme e gjelbër
Taksa e gjelbër është e përkohshme. Ajo është parashikuar me një projeksion rritjeje të fortë në dy vitet e para dhe me një projeksion rritjeje të lehtë për vitin e tretë. Në rastin e bazës së taksës (numri i taksapaguesve: familje dhe biznese) parashikimi supozon që ajo do të rritet me një dinamikë vjetore prej 5% gjatë viteve të tjera deri në 2011. Kjo si pasojë e progresit të rifreskimit të bazës së të dhënave të taksave. Në rastin e vlerës së taksës rezulton që ajo të rritet ndjeshëm në 2009 për shkak të tejkalimit në realizim gjatë vitit 2008, çka flet për rezerva në planifikim dhe mundësi të tjera për rritjen e të ardhurave nga kjo taksë edhe pse e përkohshme.
Për vitin 2010 si rezultat i rikonceptimit dhe rritjes së nivelit të kësaj takse, parashikohet një dinamikë prej 20%, ndërsa për vitin 2011 rritja parashikohet me 7%.
Kjo taksë paguhet nga të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë ose ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Taksa e gjelbër është vjetore dhe likuidimi i saj detyrimisht bëhet brenda 20 prillit të çdo viti. Ky nivel i të ardhurave përmes vjeljes së taksave pritet që të marrë edhe miratimin e Këshillit Bashkiak në kuadër të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Por ndonëse vetëm pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri sërish nuk dihet se kur do të mblidhen këshilltarët bashkiakë për të miratuar buxhetin 2009, pas polemikave të natyrës politike që u krijuan në mbledhjen e fundit, të cilat u bënë shkak për shtyrjen e aprovimit të këtij dokumenti.