171 vjet burg për Dr. Vampirin
Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 11:03
Prokurori publik turk Resat Uygur Soysal ka kërkuar 171 vjet burgim për mjekun turk Yusuf Ercin Sonmez. Gjykata në Stamboll e akuzon Sonmezin për tregti të jashtëigjshme me organe dhe për krijim të një organizate kriminale.
Ai akuzohet për së kryerjen e së paku 11 operacioneve për heqjen e organeve në klinikën Medicus në Prishtinë. Organet u shitën në Izrael.
Gjykata kërkon 171 vjet burgim edhe për ndërmjetësuesin - izraelitin Moshe Harel. EULEX-i kishte ngritur aktakuzë ndaj Sonmez, por Turqia nuk i ekstradon shtetasit e saj duke e gjykuar atje. (indeksonline)