Fërshëllima për Lambrinidis dhe Frattini
Aleanca Kuq e Zi kundërshtoi ardhjen e kryediplomatit grek, duke pohuar se integrimi i Shqipërisë nuk mundtë të kalojë assesi përmes gjunjëzimit para Athinës.
Vizitën e ministrit Lambrinidis në Tiranë Aleanca Kuq e Zi e lidhi me fillimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që qeveria e ka emërtuar si census i popullsisë dhe banesave.
Sipas Aleancës, ky ligj bie ndesh me interesat e shtetit shqiptar, andaj aktivistët e saj i bënë thirrje politikës shqiptare që të mos gjunjëzohet para presioneve nga Greqia për integrimin e vendit, dhe të mos bëjë pazare në kurriz të interesave kombëtare, siç ishte rasti i marrëveshjes së shumëpërfolur detare me shtetin helen.
Gjatë takimit me kryediplomatin Haxhinasto, dy ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë i bënë thirrje politikës që të vazhdojë me reformat e rëndësishme integruese të vendit, që janë pjesë e 12 prioriteteve të BE të vitit 2010, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Krerët e diplomacive italiane dhe greke u takuan edhe me kryeministrin Berisha, e pastaj edhe me shefin e opozitës Rama, me presidentin Topi. Pas takimeve, gjatë një konference për shtyp ata folën edhe për integrimin e Shqipërisë.