E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro Kadaresë president

Në një intervistë për gazetën ‘Shqip’, politikani shqiptar, Sabri Godo, preku shumë çështje aktuale politike në Shqipëri. Mes, tjerash edhe atë të presidentit të ri eventual të vendit. Sipas tij Kadareja nuk do të ishte një zgjidhje e keqe. Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:26

Meqenëse në Shqipëri ka kohë që është hapur diskutimi për presidentin e ri të vendit, gazeta ia parashtroi Godos pyetjen që lidhet me procedimin kësaj çështjeje. “Si duhet të jetë, sipas jush, kreu i ri i shtetit?” ishte pyetja drejtuar Godos.

“ Kjo është punë ekskluzive e partive, të cilat ndër pesë milionë shqiptarë duhet të nxjerrin së paku dhjetë kandidatura, ndërmjet burrave dhe grave më të mira. Këta s’ka nevojë të shpalosin platforma në popull, sikundër propozon dikush, sepse nuk do t‘i mbushin mendjen popullit, por duhet të bindin të 140 deputetët”.

Kandidati për president duhet të ketë disa veçori: të ketë dhënë kontribut të shquar në fushat e shkencës, kulturës, arteve; duhet të ketë integritet të plotë moral, mundësisht të ketë mbushur 65 vjeç dhe do të ishte fat i mirë sikur një burrë i tillë të kishte dhe njohuri të thella juridike. Por të gjitha të mirat është e vështirë të mblidhen në një pikë të vetme.

Vite më parë unë do të kisha propozuar Kristo Frashërin ose edhe Dritëro Agollin. Por tani moshat tona mund vetëm të dalin nga presidenca dhe jo të hynë. Na duhet doemos një president asnjanës. Le t‘i bëhet një ofertë Ismail Kadaresë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›