Cameron: Mund t’i tejkalojmë problemet me rusë
Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:24
Kryeministri britanik David Cameron, deklaroi të hënën në Moskë se shteti i tij dhe Rusia mund t’i tejkalojnë mospajtimet e ashpra në marrëdhëniet e tyre bilaterale dhe të vendosin raporte të reja tregtare.
Cameron në Moskë u takua me presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe me kryeministrin rus, Vladimir Putin.
Kjo ishte vizita e parë e një lideri britanik në kryeqytetin rus që prejse para pesë viteve në Londër ishte helmuar ish-agjenti rus, disidenti, Aleksander Litvinenko, i cili pak para se të vdiste e kishte akuzuar Putinin për urdhërimin e likuidimit të tij.