18 mars 2008
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin mbi tokën bujqësore
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 18 mars 2008, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit Për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ishin të pranishëm në mbledhje, specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Irfan Tarelli, Skënder Tole dhe Gordana Sudar.
Fillimisht u dëgjuan diskutimet e deputetëve për projektligjin. Pas miratimit në parim të projektligjit, u kalua në shqyrtimin nen për nen. Pas debatesh të shumta, u shqyrtuan dy nenet e para të tij, duke bërë vërejtje, të cilat do të pasqyrohen në raportin e Komisionit, për seancë plenare.
Shqyrtimi i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e nesërme në orën 10 00.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 23 46 07).
Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.