E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 mars 2008

  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton Raportin e KKRT-së për vitin 2007   Nën drejtimin e zonjës Valentina Leskaj, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik i datës  Në këtë  mbledhje u diskutua dhe u shqyrtua Raporti i KKRT-së për vitin 2007. E pranishme në këtë mbledhje ishte Kryetarja e KKRT-së Mesila Doda, e cila ju përgjigj pyetjeve të deputetëve. Gjatë diskutimeve të deputetëve pati pyetje dhe komente  ne lidhje me problematikat e ndryshme që shtronte raporti në përgjithësi.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 23 26 02).                                                                                                                                                        Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin mbi tokën bujqësore
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 19 mars  2008, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të  projektligjit Për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.  Ishin të pranishëm në mbledhje, specialistët e Ministrisë së  Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Irfan Tarelli dhe  Skënder Tole. Gjatë kësaj mbledhje,  u shqyrtuan nenet  2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9, duke bërë vërejtje,  të cilat do të pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancë plenare. Për nenin 9,  iu la detyrë përfaqësuesve të Ministrisë  të sjellin një  riformulim në bazë të diskutimeve që u bënë në Komision. Shqyrtimi i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e  ardhshme të Komisionit.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).   Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet  Ndërkombëtare miraton dy projektligje
Në mbledhjen e datës 19 mars 2008, ora 10:00, Komisioni për Politikën e Jashtme mori në shqyrtim këto projektligje: 1. Propozimin e Projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqiperisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve dhe të protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare.
2. Propozimin e Projekligjit Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunimin policor ndërkufitar. Komisioni  u shpreh në parim  dakord  që kjo marrëveshje të kalojë për miratim në seancë plenare.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 27 82 86).   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›