E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, ushtria zhvillon një seancë stërvitore

Ushtria kineze ka zhvilluar një seancë stërvitore më makina dhe kamionë ushtarakë nëpër rrugët e rajonit në verilindje të Kinës, në Shenyang. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror kinez i cili ka publikuar edhe pamje gjatë kësaj stërvitjeje ushtarake. Kamionët e bashkë me to edhe ushtarët kinezë, kanë demostruar kapacitetet dhe aftësitë e tyre për të përshkuar në raste emergjente apo kritike, rrugët dhe ambientet e përmbytura nga balta , lluca etj.
Ky demostrim ishte pjesë e një seance të gjatë një mujore nga ushtria kineze e njerëzve për lirim, e cila ka testuar dhe ka shfaqur potencën ushtarake përpara festës kombëtare të 60-vjetorit. Në këtë demostrim morën pjesë forca komando nga katër rajone ushtarake të Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›