Korcë, gjendet një femër e masakruar
KORCË – Një ngjarje makabër ka tronditur zonën e Korcës. Duket si skenari i një filmi horrori, zbulimi i i një trupi të gjymtuar nga disa kalimtarë të rastit, në zonën në afërsi të fshatit të Ravonikut.
Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e grumbullimit të mbeturinave në afërsi të Ravonikut është gjetur trupi i pajetë i një femre ende të paidentifikuar.
Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar nëse trupi është gjymtuar para apo pas vrasjes.
Policia, e lajmëruar nga personat që zbuluan trupin, gjendet tashmë në vend ngjarje dhe ka nisur hetimet.
(a.h/BalkanWeb)