E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjendet kufoma e një femre me kokë e gjymtyrë të prerë

KORCË – Një ngjarje makabër ka tronditur zonën e Korcës. Duket si skenari i një filmi horrori, zbulimi i i një trupi të gjymtuar nga disa kalimtarë të rastit, në zonën në afërsi të fshatit të Ravonikut ata dhe mbarë opinionin publik.

Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e grumbullimit të mbeturinave në afërsi të Ravonikut është gjetur trupi i pajetë i një femre ende të paidentifikuar.

Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart, c'ka e bënte të pamundur identifikimin e saj. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar nëse trupi është gjymtuar para apo pas vrasjes.

Policia, e lajmëruar nga personat që zbuluan trupin, gjendet tashmë në vend ngjarje dhe ka nisur hetimet.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›